Lushtaku: Kemi parë shkelje të ndryshme ligjore në BQK, sidomos konflikt interesi (VIDEO) NULL NULL 29.03.2023 00:08 29.03.2023 00:08 Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me mbetjen pa guvernator të Bankës Qendrore e Kosovës. Sipas Lushtakut në BQK ka shkelje ligjore, sidomos konflikt interesi. “Ne po e shohim se fatkeqësisht anëtarët e bordit të BQK-së janë kokëfortë në mbrojtjen e përzgjedhjes së listës së kandidatëve, ne kemi kërkuar sqarime ligjore, ku kemi parë shkelje të ndryshme lligjore, si konflikt i pastër interesi, ku BQK-ja nuk ka mundur të argumentojnë që s’ka pasur konflikt interesi. Në mesin e kandidatëve dy nga ta kanë qenë me pikë të barabarta dhe është zgjedhur vetëm njëri. Neve nuk na kanë bindur që kjo listë i përmbush standardet ligjore”, ka thënë Lushtaku në Edicioni Special. Ai tha se kanë kërkuar sqarime nga ky bord por nuk kanë arritur të marrin përgjigjet e duhura. Ai tha se kanë kërkuar që lista të dërgohet edhe në Agjencionin Kundër Korrupsion për të verifikuar se a ka të bëjë me konflikt interesi. “Më së shumti i konvenon mazhurancës pasi po shihet qartë që shumica e të përgjzedhurve në bord janë të zgjedhur nga kjo ligjislaturë, pra nga Vetëvendosja” Kemi kërkuar të dërgohet në Agjenconin Kundër Korrupsion të shihet se a ka konflikt interesi që njëri nga kandidatët të jetë anëtar i bordit”, ka shtuar ai Lushtaku tha se nuk duan që i gjihtë procesi të kthehet në pikën zero, pavarësisht parregullsive. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.