Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushnjë: Humb jetën duke ndjekur hajdutin, 57-vjeçarit i kishin vjedhur lopën

NULL NULL
16.07.2019 14:32

Një person gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajture “Tre urat” në Divjakë. Viktima është Agim Muça 57 vjeç, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur.

E gjithë kjo ndodhi, pasi viktimës i kishin hyrë hajdutët dhe i kanë marrë bagëtitë, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili është vënë në ndjekje të tyre me makinë.

Por ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa i biri u plagos dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të afërm dhe banorë të zonës shprehen se fenomeni i vjedhjeve vazhdon t’i frikësojë çdo nate banoret e këtyre fshatrave./Top Channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.