Lushnjë, biçikleta përplaset me automjetin NULL NULL 18/08/2019 18/08/2019 Të shtunën në mbrëmje, një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës. Një veturë e tipit Mercedes ka goditur shtetasin Myfit Dingo, i cili po udhëtonte me biçikletë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Si pasojë 67-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar më pas në spitalin e traumës në Tiranë. Sipas policisë, 67-vjeçari i ka prerë rrugën mjetit në fjalë. Bëhet me dijeni se policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për hetime të mëtejshme. klankosova.tv