8:25, 19 Korrik 2019

Mungesa e energjisë elektrike në Lushnje ka bërë që hajdutët të futen në veprim, ku kanë arritur që të vjedhin një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake.

Burime për Top Channel raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të kësaj të premteje.

Autorët kanë dëmtuar qepnin dhe më pas kanë thyer derën për t’u futur brenda në dyqan. Ata kanë mundur që të vjedhin një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektro-shtëpiake.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimin. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vjedhjen, ndërkohë që raportohet se qyteti i Lushnjes ende nuk ka energji elektrike.

OST ka njoftuar se stakimi i furnizimit me energji ka ndodhur për shkak të punimeve.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë