Lushaku thotë se marrëveshja Kurti-Vuçiq ia fal krimet Serbisë NULL NULL 28.02.2023 15:30 28.02.2023 15:30 Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, po vlerëson se plani evropian i cili mbrëmë është pranuar zyrtarisht nga kryeministri Albin Kurti, i fal Serbisë krimet që i ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje, thotë ajo mes tjerash, transmeton klankosova.tv. ”Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin. Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje. ASNJËHERË krimet e luftës nuk vjetërsohen, asnjëherë. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dijnë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ANKTH. Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në marrëveshje që nuk zbardh fatin e tyre!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months