Lushaku: Absolutisht koha e fundit kur duhet të kalojë demarkacioni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushaku: Absolutisht koha e fundit kur duhet të kalojë demarkacioni

NULL NULL
20/03/2018

Njohësja e çështjeve politike, Jehona Lushaku, pret që marrëveshja e demarkacionit të kalojë pasi sipas saj kjo është koha e fundit kur kjo duhet të ndodhë, njofton Klan Kosova.

“Pres që marrëveshja e demarkacionit të kalojë”, tha Lushaku në Specialen e Klan Kosovës për Demarkacionin.

“ Ka pasur mjaft kohë për t’u shterur të gjitha diskutimet”, vijoi ajo, duke shtuar se ka pasur po ashtu kohë edhe që të ndodhë sqarimi mes deputeteve si dhe me komisionet.

“Është koha e fundit kur kjo marrëveshje është dashur të kalojë, dhe të ngjitemi më në fund në procesin e liberalizimit të vizave”.

“Si marrëveshje ndërkombëtare kërkon që të marrë epilog dhe të vihet në votim”.

“Nëse miratohet, zotimet e Bashkimit Evropian për të bërë liberalizimin e vizave do të duhej të ndodhnin”.

“Edhe pse kërkohet një menaxhim nga qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës”.

Sipas Lushakut, nëse nuk kalon demarkacioni, atëherë Kosova do ta humbte hapin dhe do të kishte edhe konsekuenca të tjera ndërkombëtare.

“Kjo është absolutisht koha e fundit”, përfundoi ajo.