Lumnije Menxhiqi vjen me ‘Dashuri e përjetshme’ NULL NULL 11.03.2019 12:16 11.03.2019 12:16 ‘Dashuri e përjetshme’ mban titullin kënga më e re e këngëtares Lumnije Menxhiqi e kompozuar nga Medi Menxhiqi, me tekst të Irda Pangos dhe aranzhman të Riza Dolakut. Kohë më parë këngëtarja ishte rikthyer suksesshëm me dy këngë të saja pas një heshtje të gjatë. Ajo ka shumë vite që jeton në Belgjikë. Para se të vendosej atje me familjen e saj, ku ende jeton, kishte krijuar karrierë të mirë prej këngëtareje në Kosovë dhe kishte të gjitha predispoztat që të arrinte kulmin në këtë profesion. Por shumë gjëra ndryshuan për të keq në Kosovë dhe Lumja si shumë të tjerë në ato rrethana u largua dhe u vendos në Belgjikë. Përkushtimi i saj për këngën, prirja për këndim dhe dashura në përgjithësi për muzikën e ka bërë që ajo të mos ndalet, andaj Menxhiqi këto ditë erdhi përsëri me një këngë të re, me një baladë të interpretuar shkëlqyeshëm, përcjell gjithashtu me një videoklip të punuar me shije./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 5 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 10 orë më parë