Lumir Abdixhiku uron muajin e shenjtë të Ramazanit NULL NULL 12.04.2021 17:23 12.04.2021 17:23 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abduxhiku ka uruar besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Abdixhiku shkruan se solidariteti bëhet edhe më i rëndësishëm, në këtë kohë të pandemisë, e krizës shëndetësore e ekonomike, njofton Klan Kosova. ”Të dashur qytetarë, Dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe të vështirë fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Prandaj, më lejoni që në emër të LDK-së, t’u uroj nga zemra mirëkuptim, dashuri, unitet dhe paqe ndërmjet njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, shpresës dhe ngadhnjimit. Mbi të gjitha është muaj i solidaritetit me të tjerët. Në kohë të pandemisë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ky solidaritet bëhet edhe më i rëndësishëm. Vendit tonë i duhet vullnet i mirë, siç mëson ky muaj i shenjtë, për ta kapërcyer edhe këtë betejë. Më lejoni t’ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë