11:04, 9 Dhjetor 2019

Jemi në prag të festave të fundvitit, por që eventet me artistë kanë nisur tash e disa javë, duke e lidhur kështu edhe me eventet e nëntorit.

Një nga kryeqendrat e perfomancave të yjeve të skenës shqiptare ka qenë Mitrovica, përkatësisht në ‘Hashtag’, ku çdo javë janë organizuar koncerte me emra të njohur të skenës shqiptare.

Një nga më ‘elektrizueset’ ishte ajo e anëtarëve të labelit PINT, Lluni dhe Blleki e pastaj e Aida Doçit javën që lamë pas.

Tani është radha për një nga artistët më të njohur të industrisë së muzikës shqipe, reperin Lumi B.

Ka vetëm  tre ditë që është bërë publik emri i artistit e fluksi për prezencë atje është tejet i madh.

Ajo që e bën të veçantë këtë organizim është se i dedikohet kryesisht nxënësve të Gjimnazit dhe atyre të Mjekësisë në këtë qytet por që ka marrë përmasa përtej vendit.

E krejt kjo falë organizatorëve të këtyre eventeve, që janë të rinj në moshë por që ka vite që kanë sjellur emra të njohur në këtë vend.

Dy nga ta janë Genti Behrami dhe Fidan Uka. Genti ka disa vite që është pjesë aktive e organizimeve të tilla të cilat padyshim ringjallin jetën e rinisë në Mitrovicë.

Lumi B nuk do të jetë artisti i fundit, pasiqë koncerte të tilla do të ketë dhe në vazhdim, pas kësaj të datës 13 dhjetor.

E teksa për detaje të tjera mbi këto evente, organizatorët Genti Behrami dhe Fidan Uka janë goxha aktiv në mediat sociale të tyre, si në Instagram me çdo detaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë