Lumezi të diplomuarve për gjyqtarë e prokurorë: Të jeni të ndërgjegjshëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumezi të diplomuarve për gjyqtarë e prokurorë: Të jeni të ndërgjegjshëm

NULL NULL
25/05/2015
Aleksander Lumezi: Duhet ta dini se do të keni një detyrë të rëndësishme dhe duhet të jeni të ndërgjegjshëm se nuk mund të ketë më hetime dhe gjykime të influencuara, joprofesionale dhe joefikase.

Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në fjalimin e tij me rastin e diplomimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë ka përgëzuar kandidatët duke shtuar se kjo ngjarje tregon shenja pozitive për të ardhmen.

“Me ngritjen e numrit të prokurorëve do të krijohen kushtet që prokurori i shtetit të fillojë të përmbushë më fuqishëm detyrën e vet në luftimin e të këqijave, me të cilat përballet shteti i Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit si korrupsioni, krimi i organizuar dhe terrorizmi, të këqija këto që rrezikojnë paqen, sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë”, ka thënë Lumezi, transmeton Klan Kosova.

“sot është koha kur vlerat e drejtësisë po nënvizohen gjithnjë e më shumë si kushte dhe si kriter për liberalizimin e vizave dhe përfitimin e statusit të një vendi evropian dhe në mënyrë të pashmangshme ky sistem përbën një tregues të suksesit apo dështimit të shtetit tonë”.

Lumezi i ka paralajëmruër të diplomuarit me vështërisët  e profesioniet dhe ju ka kërkaur angazhim në rritjen e pavarësisë dhe integritetit.

“Duhet ta dini se do të keni një detyrë të rëndësishme dhe duhet të jeni të ndërgjegjshëm se nuk mund të ketë më hetime dhe gjykime të influencuara, joprofesionale, joefikase, që asgjë nuk ka përfunduar, gjithçka është në zhvillim, largohuni tentativave për tu implikuar në proceset e deformuara”, ka deklaruar Lumezi.