13:18, 20 Prill 2019

Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me kthimin e kosovarëve nga Siria.

Ai tha se deri më tani janë ndaluar katër persona për dyshimin e veprave penale terroriste dhe pjesëmarrje në luftë jashtë territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Nga numri i përgjithshëm i të riatdhesuarve, katër persona prej tyre janë ndaluar. Prokuroria ka filluar hetimet ndaj këtyre personave ka filluar gjatë viteve të kaluara dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të mjaftueshëm dhe dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale terroriste dhe pjesëmarrja në luftërat jashtë territorit të Kosovës. Për këto vepra penale ndëshkueshmëria është nga tri vjet deri në 15 vjet”.

“Pas ndërmarrjes së mjaftueshme hetimore e kemi pezulluar procedurat penale duke pasur parasysh se personat që kanë qenë të përfshirë nuk kanë qenë të arritshëm për autoritetet ndjekëse të Kosovës”.

“Sot pas marrjes së informacioneve nga policia e Kosovës, me të cilët jemi duke bashkëpunuar, kemi marrë vendimin për ndalimin e katër shtetasve që kanë marrë pjesë si luftatarë në Siri. Shumë shpejt pritet që brenda afateve ligjore, prokurori kompentent të ndërmerr edhe masat ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurën penale”.

“Për shtetasit që janë ritathdesuar, ne më herët i kemi filluar hetimet për shkak se kemi marrë informacione nga Policia e Kosovës se ata kanë marrë pjesë në grupe terroriste jashtë Kosovës.”

Lumezi tregoi se kanë ngritur akte akuzuese ndaj 119 personave, ndërsa për 156 të tjerë janë duke u zhvilluar hetimet.

“Për 119 persona kemi ngritur akte akuzuese, ndërsa për 156 persona të tjerë janë në hetime. Tash pas marrjes së emrave të riatdhesuarve nga policia, nëse ka edhe për dikë që kemi nxjerrë aktvendim do t;i vazhdojmë procedurat”.

Ndërkaq, prokurori Sylë Hoxha tha se ka hyrë në fuqi udhërarresti ndaj katër personave të ndaluar.

“Ndaj këtyre perosnave ka qenë në fuqi urdhër arresti. Në momentin që këta ndalohen nga policia, sillen në Prokurori”.

Të gjithë ata që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare dhe do të kërkojnë sërish, do t’u jepet ajo nga institucionet e Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë