Lumbardhi shpallet fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova (VIDEO) NULL NULL 02.02.2024 21:02 02.02.2024 21:02 Foto: Big Brother VIP Kosova 2 02:04 – Momenti drithërues kur u kumtuan votat e publikut për 4 finalistët (VIDEO) Në krye të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Kosova sonte doli Lumbardhi. Ai u pasua nga Blerando që doli i dyti, Shqipja e treat dhe Edona e katërta. Për të parë momentin se kur u lexuan emrat e tyre nga televotimi i fundit që ishte për këtë edicion shikoni videon më poshtë: 01:54 – Lumbardhi shpallet fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Lumbardhi është fituesi i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 2. Pas 108 ditësh përfundoi spekaktli më i madh në vend i cili theu shumë tabu dhe para jush ka sjellur ekskluzivitete të mëdha. Ndërkaq, Edona në këtë edicion ka zënë vendin e katërt, Shqipja të tretin dhe Blerando të dytin. Lumbardhi ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të 20 tetorit të vitit që lamë pas. Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese. Pos kësaj, ai e ka gjetur edhe dashurinë e tij, Kaderin, me të cilin është lidhur brenda shtëpisë. 01:39 – Shqipja ka një kërkim falje (VIDEO) Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka kërkuar falje për të gjitha nënat e banorëve që kanë mundur të jenë prekur nga fjalët e saj. Ajo më pas shtoi se jo vetëm nënat por të gjithë prindërit. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 01:36 – Erdhi momenti, mbyllet televotimi për finalistin e madh Është mbyllur televotimi për finalistin e madh të Big Brother VIP Kosova 2. Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, e bëri të ditur këtë gjë se është mbyllur televotimi. Shumë shpejt do të kuptoni se kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP Kosova 2. 01:35 – Dini ka disa falënderime të rëndësishme për ata që mundësuan Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan këtë spektakël madhështor. Ai ka falënderuar të gjithë banorët, Yllka Hamitin, Arbër Gecin, Kushtrim Gojanin, Klan Kosovën, Art Motion dhe Devolli Corporation. 01:34 – Impakti i Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Një sezon i ri, një aventurë e re. Nivele të reja të suksesit dhe shikueshmërisë, ky ishte Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë të tij. Big Brother VIP Kosova hapi dyert dhe mirëpriti personazhe interesante të cilët u përqafuan nga audienca, sepse personifikonin të gjithë shqiptarinë në miniaturë, njofton Klankosova.tv. Sonte është nata finale e këtij formati dhe pas mbylljes së televotimit, do të kuptohet se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. E gjatë finales së madhe është shfaqur një klip në të cilin është treguar impakti që ka pasur Big Brother VIP 2. 01:14 – Shqipja surprizohet nga vëllai i saj Iliri në Klan Arena, merr edhe një mesazh nga nëna (VIDEO) Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja është surprizuar nga vëllai i saj, Iliri në Klan Arena. Ky takim përcolli emocione të forta. Por edhe më shumë emocione solli mesazhi nga nëna e saj, nga i cili Shqipja nuk mund t’i mbante lotët. Për t’i shikuar këto momente të veçanta, klikoni në videon më poshtë. 01:01 – Rrugëtimi i Shqipes në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 2, si finalistët, ashtu edhe publiku patën mundësi që ta shikonin në një përmbledhje, rrugëtimin e Shqipes gjatë qëndrimit në BBVK. Gjatë 105 ditëve të qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në vend, Shqipja ka treguar disa anë të saj, njofton Klankosova.tv. Shpesh atë e kemi parë të acaruar, duke debatuar, të lumtur, por edhe me lot. Në videon më poshtë mund të shihni klipin e rrugëtimit të Shqipes. 00:15 – Blerando dhe nëna e tij vallëzojnë Vallen e Rugovës në Klan Arena (VIDEO) Blerando ka marrë befasi të shumta sonte në finale nga Vëllai i Madh. Ai u takua në Klan Arena me nënën e tij për herë të parë pas më shumë se 108 ditëve të qëndrimit në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2 E pos përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, Blerando bashkë me nënën e tij e kanë vallëzuar Vallen Rugovës. Kjo gjë shkakoi shumë emocione tek të gjithë publiku. /Klankosova.tv 00:08 – Mbesa Aurelia ngjitet në skenë, takim emocional me Blerandon (VIDEO) Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Berando është surprizuar nga mbesa e tij, Aurelia. Ajo është ngjitur në skenë ku më pas emocione të forta kanë pësuar si nga Aurelia ashtu edhe nga Blerando. Përqafime dhe fjalë të përzemërta janë shkëmbyer mes tyre. Por për detaje më të hollësishme, klikoni në videon e mëposhtme. 00:05 – Blerando surprizohet nga mbesa Aurelia (VIDEO) Blerando edhe në finale e madhe e ka marrë një befasi interesante nga Vëllai i Madh. Atij në skenën e madhe i është shfaqur një klip me moment të ndryshme me mbesa e tij, Aurelinë e vogël. Derisa shfaqej klipi, Aurelia u shpreh se Blerando i ka munguar tej mase./Klankosova.tv 23:59 – Aventura televizive e Blerandos e përmbledhur brenda një klipi (VIDEO) Përgjatë spektaklit të sotëm të finales së madhe në Big Brother VIP Kosova 2 është transmetuar një video material special dedikuar rrugëtimit të Blerandos në këtë format televiziv. Brenda materialit janë bashkëngjitur sekuenca nga momentet më ikonike të Blerandos në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Javët e tij të qetësisë, debatet, përplasjet, flirtimet e gjithçka tjetër, është përfshirë brenda vetëm një videoje. Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje. 23:30 – Mane – Edonës: Nëse e fiton çmimin e madh, a martohesh me mua? (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka bërë një pyetje interesante sonte në finale e madhe të spektaklit më të njohur në vend. Ai i ka propozuar për martesë Edonës por vetëm nëse ajo e fiton çmimin e madh. “Edona, a martohesh me mua, nëse e fiton çmimin e madh?”, ka thënë Mane. /Klankosova.tv 23:26 – Nëna befason Edonën në natën finale (VIDEO) Edona është surprizuar sonte nga nëna e saj. Ajo me veti pati edhe arushin të cilin Edona e kishte kërkuar një kohë të gjatë, njofton Klankosova.tv. Takimi ishte plot emocione pasi nëna e Edonës i tha fjalët më të mira për vajzën e saj. 23:25 – Edona paralajmëron se do ta bëjë një hit me Ronela Hajatin (VIDEO) Këngetarja e njohur, Ronela Hajati, sot i ka bërë befasi njërës prej banoreve të shtëpisë më të madhe në vend, Edona James. Ajo ka kënduar në skenë bashkë me Edonën këngën “Himni” e cila është favorite e Edonës. Hajati ka bërë me dije se dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Edonën./Klankosova.tv 23:15 – Edona surprizohet nga Ronela Hajati, këndojnë së bashku në skenë (VIDEO) Edona James ka pranuar sonte një mori surprizash nga “Vëllai i Madh”. Prezenca e Ronela Hajatit ishte njëra ndër befasitë për Edonën, njofton Klankosova.tv. Ato së bashku kanë kënduar së bashku në skenë dhe kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë. 23:08 – Rrugëtimi me shumë të papritura i Edonës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Përgjatë spektaklit të sotëm të finales së madhe në Big Brother VIP Kosova 2 është transmetuar një video material special dedikuar rrugëtimit të Edonës në këtë format televiziv. Brenda materialit janë bashkëngjitur sekuenca nga momentet më ikonike të Edonës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Nata e parë, debatet e shumta, momentet me përplot të qeshura, rrëfimet emocionale e gjithçka tjetër është përmbledhur brenda një videoje të vetme. Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje. 22:41 – Edona thellësisht falënderuese: Banorët dhe Kosova më pranuan ashtu siç jam (VIDEO) Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Edona e ka komentuar si “fantastik” rrugëtimin e saj mbi 100 ditor në këtë format televiziv. Ajo është shprehur thellësisht falënderuese ndaj banorëve dhe publikut që e kanë pranuar ashtu siç është, diçka që Edona theksoi se “nuk e kishte pritur kurrë”. “Kosova më ka pranuar ashtu siç jam, tha ajo pos tjerash”, ka thënë Edona. Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm. 22:39 – Lumbardhi, pas takimit me familjarët: Për mua shtyjeni BBVK edhe 3 muaj (VIDEO) Lumbardhi është shprehur tejet i lumtur pasi i ka takuar familjarët e tij. Ai u tregonte finalistëve të tjerë për ndjenjat e tij që përjetoi. “Shtyjeni Big Brother-in lirisht edhe tre muaj tani për mua, pasi i takova familjarët e mi”, ka thënë Lumbardhi. /Klankosova.tv 22:39 -Rrugëtimi i 25 banorëve në 105 ditë të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Sonte është nata finale e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Gjatë 105 ditëve të këtij formati, pjesë e të cilin kanë qenë 25 banorë, ka pasur ngjarje, dinamika e emocione të ndryshme, shkruan Klankosova.tv. Përgjatë këtyrë ditëve kemi parë këngë, valle, të qeshura e lot nga banorët që janë bërë pjesë e BBVK2. Sonte në finalen e madhe është shfaqur një klip në të cilin është përmbledhur rrugëtimi i 25 banorëve në 105 ditë të Big Brother VIP Kosova 2, të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme: 22:37 – Blerando mezi po pret të shkojë në shtëpi (VIDEO) Blerando është shprehur se mezi po pret të shkojë në shtëpinë e tij. Këtë e tha vetë ai gjatë spektaklit të finales kur u shfaq rrugëtimi i plotë i të gjithë banorëve, njofton Klankosova.tv. Ai tha se mezi po pret ta takojë familjen pasi u emocionua shumë me surprizën e Lumbardhit. 22:36 – Shqipja mezi flet nga emocionet e finales (VIDEO) Pas një klipi që u shfaq sonte në finale e madhe të Big Brother VIP Kosova 2 finalistët i kapluan emocionet. Në atë klip u shfaqën disa prej momenteve më interesante të 25 banorëve që ishin në këtë edicion të dytë të Big Brother. E pas kësaj Shqipen e kapluan emocionet e cila edhe qau, për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë: 22:09 – Bledi Mane thotë se e ka në mendje t’i bëjë propozim Edonës ose Shqipes (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, është shprehur falënderues ndaj të gjithë personave që janë bërë merak për shëndetin e tij pasi i ishte nënshtuar një operacioni. Ai tha se derisa në këtë finale të madhe opinionistja tjetër, Anita Haradinaj, i ka përmendur martesat, këtij i erdhi një ide. “Unë po pres ishalla fiton Edona ose Shqipja se une do t’iu propozojnë martesë me qekun, pasi erdha në Kosovë të mos mbesë pa asgjë”, tha ai. /Klankosova.tv 22:08 – Mane: Lumbardhi dhe Kader lanë gjurmë në këtë edicion të BBVK (VIDEO) Pas transmetimit të video materialit special të Lumbardhit në spektaklin e finales së Big Brother VIP Kosova 2, nuk mungoi një koment nga opinionisti Bledi Mane. Mane tha se Lumbardhi dhe Kader lanë gjurmë në këtë edicion të dytë. “Ishte më tepër se një lojtar i fortë, ishte një djalë i mirë që tregoi qytetari dhe strategjia e tij funksioni, dhe ndryshe nga banorët e tjerë nuk ishte agresiv. Megjithatë bashkë me të dashurën e tij, la gjurmë në atë shtëpi”, ka thënë Mane. Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm. 21:50 – Lumbardhi surprizohet edhe nga shokët, Bardhi dhe Fatoni (VIDEO) Befasitë në natën finale të Big Brother VIP Kosova 2 sonte nuk patën ndalur aspak për Lumbardhin, njërin prej finalistëve. Atij një herë i erdhën për ta takuar gjyshërit e tij, e më pas edhe shokët. Shokët e përqafuan pas 105-ditësh nga 20 tetori kur Lumbardhi është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend. Lumi u shpreh tepër i emocinuar dhe i lumtur që takoi shokët e tij të ngushtë. /Klankosova.tv 21:47 – Lumbardhi surprizohet nga Aga dhe Lokja e tij (VIDEO) Lumbardhi është surprizuar nga Aga dhe Lokja e tij (gjyshi dhe gjyshja). Finalisti i Big Brother VIP Kosova takoi gjyshërit në Klan Arena, ku edhe u kaplua nga emocionet, njofton Klankosova.tv. Gjatë bisedës, gjyshi i tij i tha Lumit se i ka pëlqyer shumë rrugëtimi i tij, por ka mundur të bëjë edhe më shumë. Ndiqni videon e mëposhtme. 21:46 – Lumbardhin e pret një surprizë në Klan Arena, niset me veturë nga “Auto Sherreti” (VIDEO) Pas shfaqjes së një video materiali special kushtuar të gjithë aventurës së izolimit në shtëpi të Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardhit iu bë me dije se po e pret një surprizë në Klan Arena. Lumbardhi doli për herë të parë nga ambientet e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, dhe jashtë po e priste një veture luksoze nga “Auto Sherreti”. Ai është futur në lidhje të drejtpërdrejt nga vetura, derisa ka kaluar tek pjesa e KlanArenës, ku po e priste befasia – gjyshi dhe gjyshja e tij. Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm. 21:41 – Rrugëtimi i Lumbardhit në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) Lumbardhi është njëri nga katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ai është pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, pra që nja 20 tetori, njofton Klankosova.tv. Sonte në natën finale të BBVK2, është shfaqur një klip me momente më të veҫanta të Lumbardhit gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në vend. Klipin e tij mund ta shihni në videon e mëposhtme: 21:38 – Spektakli i finales së madhe drejtpërdrejtë edhe në Youtube (VIDEO) Ka filluar finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Një super spektakël që nuk bën kurrsesi ta humbisni, ku sonte do të kuptohet edhe se kush do të triufmojë në këtë aventurë televizive mbi 100 ditëshe. Edona, Blerando, Lumbardhi apo Shqipja? Televotimi mbetet akoma i hapur. Po ashtu pos në ekranet televizive, finalen do të mund ta ndiqni live edhe në kanalin e Big Brother VIP Kosova në YouTube. 21:31 – Ledri Vula elektrizon skenën në finalen e Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Ledri Vula ishte mysafiri special i natës finale të Big Brother VIP Kosova. Reperi i famshëm elektrizoi skenën gjigante të përgatitur për këtë natë kaq të madhe për banorët finalistë, njofton Klankosova.tv. Ai performoi hitet e tij të fundit të cilat kanë miliona klikime në YouTube. 21:28 – Atmosferë e zjarrtë në studio të Big Brother, bëhet komunikimi i parë me shtëpinë (VIDEO) Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, tashmë e kanë bërë lidhjene parë të tyre me finalistët që janë në shtëpinë më të madhe në vend. Finalistët janë shprehur të gjithë se janë më se të lumtur dhe u kanë dhënë komplimente prezantuesve se duken bukur. Blerando, Lumbardhi, Shqipja dhe Edona do ta ndjekin nga ekranii shtëpisë më të madhe finalen. 21:26 – Kosovë-Shqipëri në fustanin e Shqipes (VIDEO) Spektakli i fundit i Big Brother VIP Kosova 2 ka nisur. Në komunikimin e parë, Shqipja ka zbuluar fustanin special të cilin ka vendosur ta veshë sonte në natën finale. Fustani i zi prezantoi Kosovën dhe Shqipërinë. Anash tij ishte shqiponja ndërkaq në mes kishte harën e Kosovë, njofton Klankosova.tv. 21:22 – Kush do të fitojë BBVK2, televotimi mbetet i hapur (VIDEO) Spektakli i madh i finales së Big Brother VIP Kosova 2 ka nisur me një rikujtim të rëndësishëm – televotimi mbetet i hapur. Është në duart e juaja të vendosni fatin e konkurrentëve finalistë, dhe një prej tyre, ai apo ajo me më së shumti vota do të fitojë këtë edicion të dytë të BBVK. Votoni të preferuarin tuaj – Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja. Ka nisur spektakli i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 2. Sonte, do të zbulohet emri i konkurrentit fitues të këtij edicioni të dytë. Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja janë akoma në garë për çmimin e madh. Ndërkohë, “Vëllai i Madh” ka përgatitur një sërë surprizash të veçanta për publikun. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.