Lulzim Basha: Të përgatitemi për zgjedhje të parakohshme NULL NULL 25.03.2019 13:58 25.03.2019 13:58 Pavarësisht deklaratave se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë thirrje që krahas protestave të përgatiten edhe për zgjedhje të parakohshme. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së, Basha u bëri thirrje që të ketë një organizim sa më të mirë për protesta masive. Por burime për Top Channel konfirmojnë se Lulzim Basha u ka kërkuar atyre që të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje të parakohshme, krahas organizimit të protestave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.