Lulzim Basha për deputetët e rinj: U blenë si të ishin bagëti NULL NULL 15.03.2019 14:03 15.03.2019 14:03 Durrësi është ndalesa e kryeopozitarit Lulzim Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit. Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, Basha foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve. “Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg”. “Dako u pasuruar në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”, ka deklaruar Basha./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 13 minuta më parë