Lulzim Basha jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike NULL NULL 21.03.2022 17:27 21.03.2022 17:27 Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. “Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha. Vendimi u mor gjatë një mbledhje të Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së. Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së që e përkrahnin Bashën si Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan dorëheqjen e tij. Përgjigja e Bashës ishte se do të merrej vendimi më i mirë për të ardhmen e PD-së, dhe se qëllimi është bashkimi i kësaj partie. Partia Demokratike u nda në dy “pole”, ku një pjesë mbështesnin Berishën e një pjesë Bashën. Por rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit e luhati mbështetjen ndaj Bashës/Euronews.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë