Lulja metalike që çel çdo ditë NULL NULL 17.06.2015 18:10 17.06.2015 18:10 E dizajnuar dhe e financuar nga arkitekti argjentinas, Eduardo Catalano, Floralis Generica, apo siç njihet ndryshe, lulja gjigante prej argjendi, është shndërruar në atraksion turistik në Buenos Aires qysh prej ditës kur është instaluar aty, në vitin 2002. Lulja gjigante metalike lulëzon çdo ditë në një pishinë të vogël fare pranë Muzeut Kombëtar të Arteve Aplikative (Plaza de las Naciones Unidas) në kryeqytetin e Argjentinës. Çdo mëngjes ajo hapë petalet e saj, 13 metra të gjatë secila, për t’u mbyllur pastaj në mbrëmje. /Ngjyra.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.