Lulëzon prostitucioni shumetnik (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 29.09.2022 20:34 nga Qendresa Sinani 29.09.2022 20:34 Një kosovar e një serbe në Gjilan, bashkëpunuan për favore seksuale me pagesë, derisa ranë në duart e policisë, të hënën. Ata dyshohet se me kryerjen e këtij aktiviteti, po bënin veprimtari të kundërligjshme të mundësimit ose detyrimit në prostitucion. Pronarët e hotelit me të cilët bisedoi klani thanë se nuk i njohin dy të dyshuarit e as nuk e dinë nëse të njëjtit frekuentonin shpesh atë vend. Të njëjtit bile thanë se nuk qëlluan aty kur policia i kapi në flagrancë. Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një përgjigje me shkrim i tha televizionit se për këtë rast është i dyshuar vetëm një person. Bëhet fjalë për të riun E.J që sipas burimeve ka edhe të kaluar kriminale. Të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024