Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni NULL NULL 06.06.2025 09:23 06.06.2025 09:23 Pianistja e njohur Lule Elezi do të mbaj tri koncerte recitale këtë fundjavë në Poloni, me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare Fryderyk Chopin në Varshavë, dy koncerte në Varshavë dhe koncertin tjetër në qytetin Kutno. Ajo është pianistja e parë shqiptare që do performoj në koncertin recital në Festivalin pianistik “Floralia Muzyczne” – Muzyka w Kwiatach (Muzika mes Luleve), ku performojnë pianistë të njohur ndërkombëtar. Edicioni i XXIX i këtij festivali organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë, në bashkëpunim me Bashkinë e Varshavës, Akademinë e Shkencave Polake, PAN dhe Radio RDC. Dy koncerte recitale pianistja e njohur kosovare do ti mbaj në Chopin Salon në Varshavë (aty ku dikur virtuozi Chopin në moshë të re luante kompozimet e tij). Ky koncert organizohet nga Chopin Salon dhe Shoqata F. Chopin. Poashtu, në qytetin kulturor- historik, në Kutno të Polonisë artistja do të mbaj koncert recital në Pallatin Mbretëror Sakson, organizuar nga Muzeu vendor, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë-dega Sanniki dhe Shoqatën Poloni-Kosovë, KosPol në Varshavë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.