Lulaj-Sinani: Barazia mos të jetë çështje numrash NULL NULL 19.01.2021 23:09 19.01.2021 23:09 Majlinda Lulaj-Sinani, zëvendëse e Avokatit të Popullit, ka thënë se ky institucion gjithmonë i ka dhënë vëmendjen e duhur barazisë gjinore në sferën publike. “Në radhë të parë e meriton vëmendjen e institucioneve sepse ato janë njëfarë pasqyrë që reflekton edhe përbrenda familjeve, përmes mediave, duke e sjellë atë që është botë e një jetë publike përbrenda një atmosfere familjare”. Lulaj-Sinani në Edicionin e Analizës ka thënë se barazia nuk duhet të shihet vetëm në aspektin e shifrave. “Te ligji për barazi gjinore është përmendur numerikisht, por barazia mes burrash dhe grash s’është veç numra, s’është thjesht një kuotë artificiale. Barazia mes burrash dhe grash është krejt e natyrshme në një shoqeri ku edhe në aspektin demografik janë pothuajse të barabartë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë