Lula anulon vizitën në Kinë pasi sëmuret nga pneumonia - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lula anulon vizitën në Kinë pasi sëmuret nga pneumonia

NULL NULL
25.03.2023 23:19
Lula

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka shtyrë për një kohë të pacaktuar udhëtimin e tij në Kinë dhe bisedimet kryesore me presidentin Xi Jinping, në mënyrë që ai të shërohet nga pneumonia, tha pallati presidencial.

Udhëheqësi 77-vjeçar i krahut të majtë u shtrua në një spital në kryeqytet, me simptoma të ngjashme me gripin dhe u diagnostikua me bronkopneumoni bakteriale dhe virale për shkak të gripit A.

Shëndeti i Lulës u rishikua të shtunën dhe pavarësisht përmirësimit, ai u këshillua të shtyjë udhëtimin në Kinë derisa të përfundojë cikli i transmetimit viral.

Qeveria ka informuar autoritetet kineze për dëshirën e Lulas për të riplanifikuar vizitën, tha pallati. / Klankosova.tv

Kina synon arritjen e marrëdhënieve më të afërta me Brazilin, gjatë vizitës së Lulas