Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luksemburgu premton vazhdimin e mbështetjes së projekteve në arsim e shëndetësi

NULL NULL
25.02.2020 14:44

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka takuar ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy shteteve.

Ambasadorja Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën me ekspertizë në sferën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përveç kësaj, ajo ka bërë të ditur se Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkaq, Osmani ka falënderuar ambasadoren për ndihmën nga shteti i Luksemburgut, duke kërkuar gjithashtu shtirjen e bashkëpunimit në sferën e parlamentarizmit dhe të grupeve të miqësisë ndërparlamentare.

Osmani ka bërë të ditur se një nga synimet e saj në krye të Kuvendit do të jetë edhe çështja e mjedisit.

Në këtë kontekst, kryekuvendarja Osmani ka thënë se duhet bërë më shumë për politikat mjedisore që synojnë uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, zhvillimin e energjisë së ripërtritshme, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.