Luke Shaw pranon ta rinovojë kontratën me United - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luke Shaw pranon ta rinovojë kontratën me United

NULL NULL
31.03.2023 22:10

Luke Shaw ka pranuar që ta rinovojë kontratën e tij te Manchester United, e cila do ta mbajë atë në “Old Trafford” për katër vitet e ardhshme.

27 vjeçari ka qenë pjesë e United që nga viti 2014, dhe kontrata e tij e re nënkupton që ai do të jetë në shërbim të “Djajve të Kuq” për më shumë se një dekadë.

“The Athletic” bën të ditur se bisedimet mes Shaw dhe pronarëve të klubit kanë qenë të suksesshme, me mbrojtësin që tani do ta vazhdojë të ardhmen e tij nën urdhrat e Erik ten Hag, i cili morri drejtimin e United në verën e kaluar.

Kontrata e tij paraprake skadonte në vitin 2024, pasi klubi e aktivizoi opsionin për t’ia rinovuar kontratën edhe për një vit në dhjetorin e kaluar.

Shaw po kalon një sezon tejet të mirë nën urdhrat e Ten Hag, duke luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe gjashtë asistime.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.