Lukaku në histori NULL NULL 25.02.2017 21:44 25.02.2017 21:44 Romelu Lukaku ka barazuar rekordin e golave me Duncan Ferguson pasi ka shënuar golin e 60 në Premier Ligë për Evertonin, njofton Klan Kosova. Lukaku shënoi në fitoren 2-0 të së shtunës kundër Sunderlandit në Goodison Park dhe tani i duhet vetëm edhe një gol që të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për Evertonin në Premier Ligë. Por, reprezentuesit belg i janë dashur shumë më pak ndeshje se sa Fergusonit për të arritur në 60 gola. Lukaku preku topin me rrjetë 60 herë për vetëm 129 ndeshje, derisa Ferguson të njëjtën e kishte bërë vetëm pas ndeshjes së 239. https://www.youtube.com/watch?v=rxER-XAKOQM klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.