Lukaku i reagon agjentit të tij: Kurrë s’e lejoj dikë të flasë në emrin tim - Klan Kosova

Lukaku i reagon agjentit të tij: Kurrë s’e lejoj dikë të flasë në emrin tim

NULL NULL
2 weeks më parë

Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku, ka insistuar që ai është i vetmi që merr vendime për të ardhmen e tij.

Ky reagim i tij erdhi pasi agjenti i vet, Federico Pastorello, e kishte lënë derën hapur për një largim të tij të mundshëm nga kampioni i botës.

“Kurrë nuk do ta lë dikë që të flasë për mua”, ka shkruar ai në mediat sociale.

“E kam mbajtur gojën mbyllur dhe jam përqendruar që ta ndihmoj ekipin dhe ta përfundoj stinorin në mënyrën më të mirë të mundur”.

“Andaj, nëse dikush del dhe provon të thotë diçka për mua dhe për klubin…të mos e bëjë këtë në emrin tim”.