Lukaku: Derbi është çështje krenarie NULL NULL 01.10.2015 20:21 01.10.2015 20:21 Përfaqësuesi i Belegjikës mendon se përballja me rivalin e përbetuar është çështje e krenarisë personale për të. Romelu Lukaku thotë se kushdo që është më më i uritur do të dalë triumfues në përballjen Everton – Liverpool, në Goodison Park këtë fundjavë. Evertoni hyn në këtë ndeshje pasi ka dështuar të dalë fitues në dhjetë përballjet e fundit ne rivalin lokal, por me moral të lartë pas fitores së të hënës ndaj West Bromit. “Përballja e së hënës na jep forcë para derbit”. “Ndeshja me Liverpoolin është çështje krenarie personale dhe e klubit gjithashtu. Skuadra që është më e uritur do të dalë triumfuese padyshim”. “Ne u kthyem në Liverpool të hënën duke u munduar që të çlodhemi sa më shumë. Menjëherë filluam që të mendojmë për përballjene fundjavës’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.