Luka Donçiq dhe Dallas sfidojnë Miamin e Butler dhe Adebayo, ndeshja transmetohet në Artmotion

Luka Donçiq dhe Dallas sfidojnë Miamin e Butler dhe Adebayo, ndeshja transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 1 day më parë

Pas duelit të zjarrtë mes Denver dhe Lakers që u transmetua në platformën Artmotion, mëngjesin e së martës, tani do të kemi edhe një përballje të radhës në program, atë mes dy skuadrave që kanë nevojë për fitore në këto javë të fundit të kampionatit të rregullt, Dallasit dhe Miamit.

01:30                     DALLAS – MIAMI                                ART SPORT 1

Në “American Airlines Arena” të Floridas do të luhet një duel i nxehtë mes skuadrave që kanë nevojë urgjente për fitore që të kapin gjashtë pozitat e para dhe ta sigurojnë direkt playoffin pa pasur nevojë të luajnë më parë në fazën e play-in. Kjo ndeshje mes tyre fillon nga ora 01:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Dallas aktualisht ka 36 fitore dhe 28 disfata teksa falë formës së mirë që po kalon së fundmi është në rrugë të mirë që të arrijë një pozitë të favorshme për fazën e nxehtë të playoffit. Ata në 10 ndeshjet e fundit kanë 6 fitore dhe 4 disfata me ç’rast kanë lënë tani pas vetes skuadrat e Portlandit dhe Lakersave. Nga ana tjetër, Miami qëndron e gjashta në lindje me 35 fitore dhe 30 disfata teksa edhe ata kanë gjetur formën e mirë duke arritur 7 triumfe në 10 duelet e fundit.

68 janë duelet e deritashme mes skuadrave, 36 nga të cilat i kanë fituar Miami Heat kurse 32 sosh Dallas Mavericks.

Dallas, 5-shja e mundshme startuese:

Donçiq, Richardson, Hardaway Jr, Porzingis, Kleber

Miami, 5-shja e mundshme startuese:

Nunn, Robinson, Butler, Ariza, Adebayo