Luiz i lumtur te Arsenali

Luiz i lumtur te Arsenali

4 muaj më parë

David Luiz nuk dëshiron që të largohet nga Arsenali, sipas agjentit të tij, Kia Joorabchian, i cili thotë që ka një shans të madh që mbrojtësi të jetë ende në “Emirates Stadium” vitin e ardhshëm.

Luiz ka renditur 32 paraqitje për Topçinjtë në të gjitha garat që kur iu bashkua këtij klubi nga Chelsea për 8 milionë funte.

“Ai është shumë i lumtur te Arsenali”, i ka thënë Joorabchian Sky Sport-it për Luiz-in.

“Ai ka një raport ekstremisht të mirë edhe me trajnerin edhe me drejtorin sportiv. Ai ka lidhje të mira me të gjithë klubin, e deri te pronari. Ai i respekton të gjithë”.

https://www.youtube.com/watch?v=m9Qyebnwgds