Luiz: Di Maria, lojtar dhe njeri i madh NULL NULL 08.08.2015 12:34 08.08.2015 12:34 Mbrojtësi është i lumtur pasi u ribashkua me dikur bashkëlojtarin e tij tek Benfica. Mbrojtësi i Paris Saint Germain, David Luiz, është i lumtur që është ribashkuar me Angel Di Marian dhe beson se ai është një përforcim i qëlluar i klubit. Kampioni i Ligue 1 transferoi argjentinasin nga Manchester United të enjten për 63 milionë euro. Megjithëse Di Maria mungoi në fitoren e skuadrës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ndaj Lille, ai mund tëjetë i gatshëm për atë të javëës së ardhme, ndërsa Luiz është i gëzuar për ardhjen e tij në Paris. “Ai është lojtar i madh dhe njeri i madh”. “Jam shumë i lumtur që do të luaj përsëri me të. Ai do të na japë shumë mundësi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 17/09/2023