Luiz: Coutinho mund të largohet nga Liverpool - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luiz: Coutinho mund të largohet nga Liverpool

NULL NULL
04/10/2015

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz ka thënë se bashkëkombasi i tij Philippe Coutinho do ta lë Liverpoolin në fund të kësaj sezone nëse ata nuk kualifikohen për në Champions League.

Mesfushori ofensiv është bërë nga dy lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që prej kur kaloi nga Inter në Liverpool në vitin 2013, ndërsa për të marrë shërbimet e tij kanë qenë të interesuara Barcelona dhe Real Madrid.

“Coutinho zgjodhi që të qëndrojë në Liverpool edhe pse ata nuk janë pjesë e Champions League. Por nuk besoj se të njëjtën do ta bëjë edhe vitin tjetër”.

“Më të mirët duhet të luajnë me më të mirët. Ai është mesfushori më i mirë tani në Angli. Kjo është mirë, pasi kur luan kështu ekipet tjera të mëdha do të të vërejnë”, ka thënë Luiz.

Coutinho ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2020, transmeton Klan Kosova.