Luhen në “Minatori” dy gjysmëfinalet për FIBA, këto janë rezultatet NULL NULL 28.09.2022 22:37 28.09.2022 22:37 Palestra “Minatori” në Mitrovicë qe nikoqire e dy gjysmëfinaleve basketbollistike për FIBA Europe Cup në kuadër të grupit A. Nga ora 17:00 u luajt ndeshja e parë mes Antwerpit dhe Petrolina AEK, ku ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës belge me rezultat 76:70, rezultat ky që e çoi në finale Antwerpin, transmeton Klankosova.tv. Antwerpi në finale do ta pret Sportingun, pasi këta të fundit në një ndeshje mjaft interesante mposhten Gottingenin me rezultat 84:83, me një gjuajtje të lirë në sekondën e fundit. “Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.