Lugati shënon rikthimin në muzikë, publikon këngën “Wow” (VIDEO) NULL NULL 03.02.2023 18:02 03.02.2023 18:02 Siç edhe e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, këngëtari Gjon Karrica ka publikuar video projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Wow”. Karrica, tanimë i njohur më tepër si Lugati falë eksperiencës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, i ka bashkëngjitur këngës një video klip unik duke iu përshtatur karakterit të tij kontrovers, përcjellë Klankosova.tv. Për më shumë detaje, ndiqeni këngën më të re të Lugatit në linkun e mëposhtëm. Përndryshe, Lugati është larguar nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.