Luftojnë Hezbollahu dhe Izraeli, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit NULL NULL 02.12.2024 21:56 02.12.2024 21:56 Hezbollahu ka gjuajtur raketa në veri të Izraelit për herë të parë që nga arritja e armëpushimit javën e kaluar. Izraeli ka reaguar me sulme ajrore në Liban. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Hezbollahu tha se ka sulmuar Izraelin për shkak të shkeljeve që pretendon se ky shtet i ka bërë. Ndërkohë, ushtria izraelite tha se raketat ranë në zona të hapura dhe nuk shkaktuan dëme. Raketa ka goditur një territor të diskutueshëm, Ferma Shebaa, të cilin e kërkojnë si Izraeli, ashtu edhe Libani, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv. Ky armëpushim ka sjellë një periudhë qetësie pas më shumë se një viti luftë, por tensionet mbeten të larta. Izraeli ka thënë se do të mbrojë armëpushimin dhe do të veprojë nëse ai shkelet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Britma e grusht në Ferizaj, Baraliu: Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit 12 minuta më parë
Kosova Rritja e çmimeve dhe varfërimi i shportës kosovare - flasin ekonomistët (VIDEO) 14 minuta më parë