Luftimi i mafisë: Kosova bashkohet me evropianët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luftimi i mafisë: Kosova bashkohet me evropianët (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 21.05.2023 20:57

Krahë për krahë me Italinë, Kosova do ta luftojë mafinë.

Pikërisht në Romë, policia e vendit u bë anëtare e rrjetit operacional ON Network, i cili forcon bashkëpunimin policor ndërkombëtar ndaj grupeve kriminale të stilit mafioz.

Kjo do ta bëjë të mundur në koordinim me Europolin, vendosjen e hetuesve të specializuar.

Sipas kolonelit të pensionuar të policisë, Rrahman Sylejmani, ky anëtarësim mund të jetë fillimi i një procesi më të gjatë.

“Shumë është sukses i madh që Kosova do të jetë pjesë e këtij rrjeti, synimet janë që të jemi pjesë e Interpolit, shtet i barabartë në Kombet e Bashkuara”, tha Rrahman Sylejmani.

Edhe ekspertë të sigurisë thanë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje mund të parandalojë krime të reja në vend.

“Kosova është bërë një trampolinë ku shumë aktivitete të ndryshme kriminale mund të jenë destinim i Kosovës ose që nga Kosova të kalojnë në vende të tjera”, u shpreh Bedri Elezi, ekspert i sigurisë.

Sipas policisë ky projekt mundëson avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar duke ndërtuar rrjetin e bashkëpunimit dhe koordinimit policor në fushën e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO