Luftimet vazhdojnë në rrugët e Mariupolit NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Luftimet intensive kanë vazhduar sot brenda qytetit jugor të Mariupolit, sipas guvernatorit të rajonit Donetsk. Qyteti i rrethuar është përshkruar si “apokaliptik” ditët e fundit, duke u përballur me granatime dhe sulme ajrore të pamëshirshme, derisa trupat ruse rrethojnë popullsinë. Nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t’i siguronte presidentit rus, Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Ukraina në vitin 2014, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv. Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi. Ukraina bëri të ditur se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse. Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile.
Lajme Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE 30.06.2022 21: 38
Kosova Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë, në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale (VIDEO) 30.06.2022 21: 32
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20