Luftëtarët e SDF evakuohen nga qyteti i rrethuar i Sirisë NULL NULL 20.10.2019 22:47 20.10.2019 22:47 Luftëtarët kurdë që i përkasin Forcave Demokratike Siriane (SDF) janë tërhequr nga qyteti i rrethuar i Sirisë Ras al-Ain në kthimin e parë nën një marrëveshje armëpushimi me Turqinë, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i SDF, Kino Gabriel, tha në një deklaratë se grupi i udhëhequr nga kurdët nuk kishte asnjë luftëtar të mbetur në Ras al-Ain pas evakuimit të së dielës, njofton Klan Kosova. Por sirianët që mbështetën nga turqit që morën nën kontroll shumicën e Ras al-Ain javën e kaluar në mes të një operacioni turk në Sirinë verilindore të nisur më 9 tetor e kundërshtuan atë pretendim, duke thënë se forcat kurde ishin akoma aty në gati tridhjetë për qind të zonës, shkruan Reuters. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë kishte thënë më herët se një kolonë prej afro 86 automjetesh që transportonin luftëtarët e SDF të mbështetur nga SHBA-të u nisën nga qyteti kufitar në drejtim të Tal Tamr. Më herët presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga SHBA-të që të mbajnë premtimet dhe të lehtësojnë tërheqjen e tyre nga “zona e sigurt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024