Luftë për Evropën dhe mbijetesën: Spektakël sot në La Liga NULL NULL 24.04.2025 10:01 24.04.2025 10:01 Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano. Foto ilustruese nga Klankosova.tv via AP La Liga vazhdon sot me katër ndeshje të rëndësishme të javës së 33-të, të gjitha të transmetuara drejtpërdrejt në platformën televizive Artmotion. Këto përballje janë vendimtare për skuadrat që synojnë Evropën apo që luftojnë për mbijetesë. Nga ora 19:00, Osasuna në formë të mirë me dy fitore radhazi, kërkon të kapë vendin e tetë që siguron pjesëmarrjen në UEFA Conference League. Skuadra është vetëm dy pikë larg këtij objektivi. Nga ana tjetër, Sevilla ndodhet në një krizë, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe vetëm gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Në ndeshjen e parë të sezonit, këto skuadra barazuan 1-1. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesas në platformën Artmotion. Ndërkaq, në terminin 21:30, zhvillohen dy ndeshje tjera, ajo me Atl. Madrid dhe Rayo Vallecano Atletico, aktualisht në vendin e tretë me 63 pikë, kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Las Palmas. Rayo Vallecano, në vendin e dhjetë me 41 pikë, është vetëm dy pikë larg vendit të tetë që siguron Evropën. Përballja e parë e tyre në këtë sezon përfundoi me barazim 1-1. Përballjen mes tyre mund ta ndiqni në kanalin Sport2 të platformës televizive Artmotion. Ndërsa, ndeshja e tretë që transmetohet në Artmotion është ajo mes Betisit dhe Valladolidit. Betis, nën drejtimin e Pellegrinit, synon të sigurojë vendin e pestë dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Champions League. Valladolid, në anën tjetër, mund të konfirmojë rënien nga kategoria nëse humbet dhe rivalët e drejtpërdrejtë fitojnë. Betis ka një bilanc të fortë në shtëpi, ndërsa Valladolid ka pësuar 15 humbje si mysafir këtë sezon. Këtë ballafaqim do të keni mundësi ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesas në Artmotion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025