20:30, 12 Janar 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinajn për 35 këshilltarët politikë.

Por ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i thënë se disa prej tyre i ka trashëguar nga LDK-ja, njofton Klan Kosova.

Në këtë debat virtual ndërhyri menjëherë edhe zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i cili ia numëroi të arriturat e shefit të tij.

Pasardhësinë në krye të qeverisë po e akuzon se e teproi kur angazhoi 35 këshilltarë politik, derisa i përgjigjet në pohimet se disa janë trashëguar nga LDK.

Në gjithë këtë situatë që u krijua në Facebook , reagoi edhe Besnik Tahiri, një tjetër vartës i Haradinajt.

Kronikë e zgjeruar nga Rejhane Selimi

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë