13:09, 22 Maj 2019

Disa nga firmat më të mëdha tregtare në botë i kanë bërë thirrje Donald Trumpit që t’i japë fund luftës tregtare amerikane me Kinën, duke thënë se kjo ka efekte “katastrofike” për konsumatorët.

Një letër e nënshkruar nga 173 kompani, përfshirë Niken dhe Adidas, thotë se vendimi i presidentit për të rritur tarifat e importit në 25% do të ndikojë në mënyrë disproporcionale në klasën punëtore.

Ata gjithashtu thonë se taksat më të larta kërcënojnë të ardhmen e disa bizneseve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti amerikan rriti taksat ndaj importeve kineze në SHBA nga 10% në 25% para pak javësh pasi Uashingtoni dhe Pekini nuk u pajtuan të arrijnë një marrëveshje mbi tregtinë.

Shoes price change

“Ka ardhur koha që të mbyllet kjo luftë tregtare”, kanë shkruar kompanitë .

Kur i ngriti tarifat këtë muaj, Trump, u tha kompanive se ata mund t’i reduktojnë kostot e tyre duke zhvendosur prodhimin në SHBA.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë