Lufta në Ukrainë: Rusia lëshon raketa hipersonike në një breshëri të re - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta në Ukrainë: Rusia lëshon raketa hipersonike në një breshëri të re

NULL NULL
09.03.2023 20:31
ukraina

Të paktën nëntë persona kanë vdekur në një valë të re sulmesh në të gjithë Ukrainën, në të cilat Rusia përdori armë të fuqishme, duke përfshirë raketa të rralla hipersonike, raporton BBC, transmeton Lan Kosova.

Thuhet se që nga muajt e parë të konfliktit, Rusia nuk kishte gjuajtur raketa hipersonike Kinzhal – të cilat mund të shmangin mbrojtjen ajrore.

Breshëria e fundit ishte më e rënda që goditi Ukrainën për javë të tëra, e cila ndërpreu energjinë e centralit bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – edhe pse më vonë u restaurua.

Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha të enjten: “Armët me rreze të gjatë veprimi me precizitet të lartë ajror, detar dhe tokësor, duke përfshirë sistemin raketor hipersonik Kinzhal, goditën elementët kryesorë të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës”.

Kjo ishte dita më e madhe e sulmeve ruse në Ukrainë që nga fundi i janarit.

Ushtria ukrainase pretendoi se kishte rrëzuar me sukses 34 raketa lundrimi dhe katër drone Shahed të prodhuar nga Irani.

Por ajo gjithashtu tha se nuk kishte mundur të kapte gjashtë raketat balistike Kinzhal – as nuk ishte në gjendje të shkatërronte armë të vjetra, të tilla si raketat kundër anijeve Kh-22 dhe raketat anti-ajrore S-300.

“Ky ishte një sulm i madh dhe për herë të parë me kaq shumë lloje të ndryshme raketash”, citoi agjencia e lajmeve Reuters të thoshte një zëdhënës i forcave ajrore ukrainase. “Ishte si kurrë më parë”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.