Lufta në Ukrainë dhe kostot në rritje, tronditin fermerët australianë NULL NULL 14.06.2022 06:08 14.06.2022 06:08 Rreth gjysma e fermerëve australianë besojnë se lufta në Ukrainë do të dëmtonte bizneset e fermave, sipas një sondazhi. Vetëm 28 për qind e fermerëve prisnin që kushtet e biznesit të përmirësoheshin në 12 muajt e ardhshëm, krahasuar me 31 për qind në tremujorin e mëparshëm. Në përgjithësi, fermerët prisnin që të ardhurat e tyre të ishin të qëndrueshme për 12 muajt e ardhshëm. Megjithëse lufta në Ukrainë po rrit çmimet e shitjes së fermave, veçanërisht për drithërat, këto rritje janë të nevojshme për të kompensuar kostot më të larta të inputeve, sipas Rabobank, e cila kreu sondazhin. Banka vuri në dukje kostot spirale të plehrave, karburantit, mallrave dhe makinerive, disa të nxitura edhe nga lufta, plus presionet më të gjera inflacioniste në ekonominë australiane që rëndojnë situatën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.