Lufta në Ukrainë: BE me thirrje për formimin e një gjykate që heton krimet e Rusisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta në Ukrainë: BE me thirrje për formimin e një gjykate që heton krimet e Rusisë

NULL NULL
18/09/2022

Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për formimin e një gjykate ndërkombëtare lidhur me pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Thirrja, nga Republika e Çekisë, e cila aktualisht mban presidencën e radhës së bllokut, erdhi pas zbulimit të qindra varreve në Izyum, një qytet i çliruar së fundmi nga trupat ukrainase.

Shumë prej tyre thuhet se janë civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.

“Ne jemi për ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës,” tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky.

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme”, tha Lipavsky.

Ukraina beson se krime të luftës janë kryer në Izyum, ku 59 trupa janë zhvarrosur deri më tani, po ashtu pritet të ketë më shumë zhvarrime në pyllin e qytetit.

Zbulimi i vendeve të varrimit teksa trupat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën në verilindje të vendit, pasi rimorën me sukses territorin nga Rusia ditët e fundit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.