Lufta kundër koronavirusit, SHBA miraton fonde shtesë për Shqipërinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta kundër koronavirusit, SHBA miraton fonde shtesë për Shqipërinë

NULL NULL
17/04/2020

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve dhe të tjera.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar në Shqipëri mbi 51,8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale./ A2 CNN