Lufta e heroit Zahir Pajaziti, flet bashkëluftëtari i tij (VIDEO) NULL NULL 31.01.2023 18:23 31.01.2023 18:23 Në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, bashkëluftëtari i tij, Avni Ajeti, foli rreth të bëmave të dëshmorit. Ajeti tha se roli i Pajazitit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte i padiskutueshëm, madje sipas tij, heroi e nuhati pashmangshmërinë e luftës. “Roli i tij në UÇK është i padiskutueshëm, barra ka qëndruar mbi supet e tij. Duke parë rrethanat në të cilat gjendej vendi në atë periudhë, te populli ishte njëfarë politike që Kosova do të çlirohej pa luftë. Por, Zahiri këtë situatë e kuptoi drejt, që lufta është diçka e pashmangshme. Zahiri si karakter e kuptoi këtë dhe domosdo ka qenë dëshirë e tij që populli të jetë i angazhuar në luftë”, u shpreh Ajeti për Info Magazinë.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months