Luani e sulmon fëmijën live në televizion (Video) NULL NULL 09.08.2016 10:18 09.08.2016 10:18 Në një video që po qarkullon së fundmi në internet, shihet se si një luan i ngul dhëmbët e tij të mprehtë një foshnjeje. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003 në një emision televiziv live në Meksikë, të quajtur “Con Sello De Mujer”. Luani shihet se si kapet për pantallona të vajzës së vogël, derisa stërvitësi i tij përpiqet ta tërheqë prapa. Pavarësisht se është ndodhur pak centimetra larg gojës së këlyshit luan, fëmija përfundoi shëndoshë dhe pa u sulmuar. Prezantuesi i emisionit dhe e ëma e fëmijës madje e menaxhuan situatën duke buzëqeshur gjatë incidentit. Sipas stërvitësit të luanit, kafsha ishte thjesht duke luajtur me vajzën e vogël, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025