Luan Hasani, 3-vjeçari i miliona ndjekësve që po çmend botën e futbollit (VIDEO) NULL NULL 29.09.2025 09:44 29.09.2025 09:44 Emri i tij tashmë është bërë simbol i forcës, lidershipit dhe përkushtimit. Është Luani i vogël shqiptar – një djalosh që me buzëqeshjen e tij të pafajshme ka pushtuar botën. Ai nuk flet me fjalë të mëdha, por me lojën e tij, me topin në këmbë, me sinqeritetin e një fëmije që të bën të qeshësh edhe në ditët më të zymta. Prandaj bota e njeh, prandaj e do. Në internet ai njihet si IAMLUAN – Luan para topit, Luan para golit, Luan para kamerave dhe para botës mbarë. Sot ai ka 1.2 milion ndjekës në TikTok, afro gjysmë milioni në Instagram dhe po aq edhe në YouTube. Por pas tij qëndron gjithmonë një forcë e heshtur – babai i tij, Labinot Hasani. Një burrë që nuk kërkoi famë, por mbolli dashuri. Një prind që ecën krah për krah me të birin, duke e mbrojtur e duke i hapur krahët për të fluturuar lart. Nga Gjermania në Kosovë për vizitë – për herë të parë në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja. “Hapat e parë i ka bërë me top”, thotë Labinoti, dikur futbollist. “Mos mendoni që luajmë gjithë ditën futboll – ndonjëherë kalon edhe një javë pa e prekur topin”, shton ai. E kanë përmendur Khabib Nurmagomedov, Sharon Stone, madje edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa mediat botërore si RTL i kanë trokitur në derë. “Ishte RTL në shtëpi, kur më thirri vëllai dhe më tha: e ka përmendur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino”, tregon Labinoti. Një djalë i vogël që me një top të vogël dhe një shpirt të madh u bë zëri i fëmijërisë për mbarë botën. Një luan i vogël që na kujton se madhështia nuk ka moshë. Reportazhin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: