Luan Gola emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë NULL NULL 5 muaj më parë 5 muaj më parë Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar sot Luan Golën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë. Këtë e ka konfirmuar vet Gola përmes rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova. “Me vendim të Kryeministrit Hoti sot jam emëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë. Falënderoj Kryeministrin Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojën time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij”, është shprehur ai.