Low eksperimenton me Gjermaninë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Low eksperimenton me Gjermaninë

NULL NULL
12/11/2015
Trajneri ka thënë se do t’u jap mundësinë lojtarëve të rinj që të tregojnë potencialin e tyre teksa formon skuadrën për Euro 2016.

Joachim Loë do të eksperimentoj me skuadrën në përballjen e së premtes me Francën.

Gjermania nuk e siguroi kualifikimin për në Euro 2016 deri në ndeshjen e fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të mundohet ta përmirësoj skuadrën.

Strategu gjerman ka vendosur që t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë në ndeshjen e së premtes.

“Patëm probleme në kualifikime dhe do të mundohemi që t’i ndërrojmë dhe përmirësojmë gjërat”.

“E njohim situatën në të cilën gjendemi. Mbrojtësit e krahut duhet të përmirësohen për shembull”.

“Për përballjen ndaj Francës nuk kam vendosur ende skuadrën. Ndoshta di për disa pozita, por ka ende kohë”.