Lajmet e fundit

Momente të veçanta emocioni janë përjetuar në ditën kur krushqit kanë shkuar për ta marrë Aurorën.
Në pamjet e shpërndara nga ceremonia, ish-banorja e BBVK shihet me lot në sy teksa përshëndet babanë e saj para se të largohet nga shtëpia për të nisur një kapitull të ri të jetës.
Momenti i ndarjes me familjen ka qenë veçanërisht emocional, ndërsa tradita e përcjelljes së nuses ka sjellë edhe lot gëzimi e mall.
Aurora dhe Kushtrimi sonte do ta vazhdojnë festën me dasmën e tyre, ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë.
@norik.uka Sot e Marrim Nuse Auroren
♬ original sound - norik.uka