Los Angeles Lakers dhe Miami Heat ndeshen sot në finalen e kampionatit në NBA

Los Angeles Lakers dhe Miami Heat ndeshen sot në finalen e kampionatit në NBA

NULL NULL
2 muaj më parë

Los Angeles Lakers dhe Miami Heat ndeshen sonte për të gjashtën herë, në finalen e kampionatit më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Një fitore për LA do të kurorëzohej me titullin e kampionit, ndërsa nëse Miami arrin të triumfojë, atëherë kjo finale do të shkonte edhe në ndeshjen e shtatë, që do të ishte e fundit.

Në takimin e sotëm që me kohën tonë fillon në orën 01:30 pas mesnate, vëmendja më e madhe është tek Lebron James dhe Jimmy Butler, të cilët udhëhoqën skuadrat e tyre deri në këtë nivel kampionati.

Nëse Lakers shpallet kampion, do ta barazonte skuadrën e Boston Celtics me nga 17 tituj, që deri tani ka më së shumti, njofton Klan Kosova.