Loriana mposhtet në raundin e parë në Baku NULL NULL 12.05.2019 10:00 12.05.2019 10:00 Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga gara ‘Grand Slam’ që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, pasi është mposhtur në rundin e parë nga kundërshtarja Katie-Jemima Yeats-Brown. Kuka nuk mundi ta ruajë epërsinë që e krijoi në fillim të duelit dhe e humbi luftën në momentet e fundit, duke u eliminuar qysh në rund e parë, transmeton Klan Kosova. Gjatë ditës së djeshme, ishte xhudisti Akil Gjakova ai i cili zuri vendin e pestë në këtë garë që nënkupton se sportistët kosovarë kthehen pa medalje kësaj radhe. Për t’u informuar më shumë rreth këtij dueli, klikoni në linkun e mëposhtëm. Akil Gjakova i pesti në Grand Slam të Azerbajxhanit klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.